mirë se vini në d'Amir Ushqim, shije, shërbim Ne kujdesemi që ushqimi të duket bukur, por mbi të gjitha të ketë një shije mbreslënëse. mirë se vini në d'Amir Përvojë unike gastronomike Lloje të ndryshme gatimesh sipas preferencave tuaja mirë se vini në d'Amir Shije e paharrueshme Zgjedhja e përkryer për një mbyllje të ëmbël

RRETH d'AMIR

Catering
&
Events

d’Amir është një biznes dinamik që përfshin shërbimet katering dhe vetëshërbimin për çdo event. Ne ofrojmë përvoja mbreslënëse kulinare dhe shërbim të personalizuar. Lehtësisht i përshtatemi një klientele diverse, duke siguruar momente të paharrueshme për çdo rast.

d'AMIR CATERING

MIRËSEVINI NË d’AMIR CATERING

Shërbimi i ushqimit që sjell shije të paharrueshme dhe përvojë gastronomike të përsosur. Ne ofrojmë një gamë të gjerë menush për çdo rast, nga evente të mëdha deri te festa familjare, me fokus cilësinë e lartë dhe kreativitetin.
Në d’Amir Catering, çdo pjatë është e përgatitur me përbërës të freskët dhe të zgjedhur me kujdes, duke krijuar një ekuilibër perfekt mes shijeve tradicionale dhe moderne. Shërbimi ynë është i personalizuar për t’u përshtatur me nevojat dhe preferencat e klientëve tanë, duke siguruar që çdo ngjarje të jetë e veçantë.
Qoftë një event korporativ, një festë private ose një ngjarje festive, d’Amir Catering ofron një përvojë të shkëlqyer për çdo rast. Ne kujdesemi për çdo detaj, nga prezantimi i ushqimit deri tek servirja, për të siguruar që çdo mysafir të ketë një përvojë të paharrueshme.

d'AMIR VETËSHËRBIM

SELF-SERVICE NGA d'AMIR

Te d’Amir, përveç kateringut të personalizuar, ofrojmë edhe shërbim self-service për evente dhe ambientet tona të përditshme. Me një përvojë të gjatë në gastronomi dhe një pasion të rrënjosur për cilësinë, self-service-i ynë sjell një përzgjedhje të kujdesshme të ushqimeve të freskëta dhe të shijshme, të përgatitura me dashuri dhe profesionalizëm.

Çdo pjatë reflekton historinë dhe eksperiencën tonë në kuzhinë – një kombinim tradite, inovacioni dhe përkujdesjeje për detajet. Te ne, vetëshërbimi është më shumë se një shërbim; është një ftesë për të shijuar momente autentike dhe për të përjetuar ushqimin si një formë arti.

Na gjeni në pikat tona:

  • Vodafone Autostrade
  • Vodafone QTU
  • Blloku i ambasadave
  • Shkolla Amerikane
Shefa profesionistë

Sugjerimet e shefave

“Sugjerimet e Shefave” janë krijuar për t’ju sjellë më të mirën e kuzhinës sonë. Çdo javë, shefat tanë përzgjedhin receta të veçanta që pasqyrojnë kreativitetin, sezonin dhe përbërësit më të freskët në treg.

Këto pjata nuk janë thjesht ushqim – janë eksperienca të kuruara me pasion dhe profesionalizëm, që ju ftojnë të provoni shije të reja dhe kombinime të veçanta, të cilat nuk gjenden çdo ditë në menu.

Siguria ushqimore

Ushqim i sigurt për ju

Siguria e ushqimit është themeli mbi të cilin krijojmë çdo pjatë. Ne jemi të përkushtuar për t’ju ofruar ushqim të sigurt dhe të shijshëm.

Nuk ka festë pa d’Amir!

Ne jemi aty ku ka gëzim,
ushqim dhe dashuri për shijen!

Na kontaktoni për më shumë

Na Kontaktoni