E di, e di. Në mendjen tënde duket shumë e thjeshtë, dy receta nga TikTok, disa miq që ndihmojnë, një playlist e bukur dhe voilà, eventi perfekt. Por reaaliteti është se ushqimi mbaron shpejt, byreku u dogj, dhe ti, organizatori i festës, je i mbuluar me djersë, duke shpresuar që askush të mos e vërejë se mishi është i pagatuar mirë.
Cila është më e keqja që mund të ndodhë në eventin tënd? Në filmat e frikshëm e dimë që gjithmonë ndodh diçka katastrofike dhe ka një personazh që zgjedh të futet në bodrum, edhe pse te gjithe i thone “Mos shko atje!”. Në realitet, kur bëhet fjalë për evente të rëndësishme, bodrumi quhet “të ndërmarrësh rreziqe të mëdha si p.sh.: organizimi i një eventi pa ndihmën e profesionistëve“.
Statistikat janë të pamëshirshme. Një sondazh i Eventbrite tregon se 62% e të ftuarve gjykojnë suksesin e një eventi bazuar tek ushqimi dhe pijet. Po, është e vërtetë. Nuk janë qirinjtë e bukur, as DJ-i që harxhoi tri ditë duke bërë mix për playlist-in. Janë ushqimi, pijet, organizimi. Dhe kur këto dështojnë, gjithçka tjetër hidhet në kosh.
Unë vetë kam qenë viktimë e këtij iluzioni. Dikur thashë: “Do t’ia dal vetë, do të gatuaj, do të gjej zgjidhje.” Por shumë shpejt kuptova se një person i vetëm nuk mund të jetë njëkohësisht kuzhinier, menaxher logjistike, kamarier dhe psikolog për të qetësuar të ftuarit e uritur. Dhe besomë, nuk ka asgjë më të “frikshme” se një i ftuar i uritur.
Pse catering i bËrË vetË mund të duket ide ” jo e mirë”?
Catering-u i përgatitur vetë fillon gjithmonë me atë qëllimin e kursimit. Mendon: “Në vend që të paguaj një kompani, i blej unë përbërësit dhe do të më dalë shumë më lirë.” Këtu fillon gabimi yt.
Shkon në supermarket dhe shikon karrocën plot. Një thes me oriz, pesë shishe verë, dhjetë kilogramë mish, disa produkte “gluten-free” për kushërirën që ka alergji… Dhe në fund në kasë kupton që ke shpenzuar më shumë se një ofertë e thjeshtë catering. Dhe ky është vetëm fillimi. Shto këtu, pajisjet, dekorin, pjatat dhe gotat. Në një moment do të të duket sikur po ushqen gjithë lagjen, jo vetëm 50 të ftuar.
Por nuk është vetëm kostoja. Është edhe presioni i orarit. Antipastat nuk shtrohen vetë dhe embëlsirat nuk shfaqen në tryezë me një shkop magjik. Je ti, vetëm, që përpiqesh të menaxhosh gjithçka, ndërkohë që të ftuarit fillojnë të rrotullojnë sytë dhe të pyesin me ironi se “kur do të vijë ushqimi“.
Dhe pastaj vjen pjesa më e bukur, kërkesat speciale. Dikush është vegan, një tjetër intolerant ndaj laktozës, kushëriri ha vetëm makarona me gjalp. Një shoqe e ngushtë ka vendosur të ndjekë një dietë misterioze që përfshin vetëm patate të ziera dhe kefir. Nëse mendon se mund t’i kënaqësh të gjithë, urime, sapo u bëre protagonist i një “reality show” që askush nuk do ta shikonte me dëshirë, le të jemi realistë.
Profesionistët
Në këtë moment, ti ndihesh i lodhur, i stresuar dhe pothuajse i bindur se do t’ia dalësh, por realiteti është i hidhur, prandaj këtu hyjnë në lojë profesionistët.
Ata nuk sjellin thjesht ushqim, por një plan të qartë, një staf të trajnuar dhe një skenar të përgatitur për çdo të papritur. Dikush kujdeset për antipastat, dikush tjetër për embëlsirat, një ekip tjetër për servirjen. Janë si një trup baleti që lëviz në sinkron. Nuk ka panik, nuk ka vrap me tiganë në dorë. Nuk ka “Oh jo, harrova kripën!”.
Ajo që i bën të pazëvendësueshëm është fakti që kanë gjithmonë plan B dhe C. Nëse mungon diçka, nuk shkojnë në panik. Nëse një tavolinë kërkon ushqim vegjetarian, e kanë gati. Nëse një fëmijë vendos se nuk do të prekë asgjë, përveç patateve të skuqura, nuk e shohin si problem. Ti, në vend të tyre, do të ishe duke menduar: “Pse nuk mora McDonald’s?”.
receta e sigurt për dështim
Le të flasim për dasmën. Imagjino nusen dhe dhëndrin duke kërcyer të lumtur, të ftuarit që presin darkën dhe ti, pronari i festës, duke u munduar të mbash mend ku ke lënë shampanjën. Të gjithë të ftuarit fillojnë të shohin orët dhe dikush lëshon një koment të vogël “Këtu qenka dietë e fshehtë, nuk ka darkë.” Nëse ke parë ndonjëherë një nuse të uritur, e di që nuk është skenë që dëshiron ta jetosh.
Apo merr një event korporativ. Një buffet elegant jo vetëm që ushqen, por edhe reflekton imazhin e kujdesshëm të kompanisë. Tani imagjino CEO-n që pret kafen, ndërsa ti vrapon pas qumështit pa laktozë dhe përpiqesh të gjesh gotat plastike që harrove në shtëpi. E tmerrshme apo jo?
Pergatitja e gjerave vete ne evente te medha sidomos, është si të shkosh në maratonë me sandale. Teorikisht mund ta bësh, por praktikisht është dhimbje koke dhe gabimi më i madh që mund të bësh.
mos hyr në bodrumin e errët për të kursyer!
Në fund, pyetja nuk është: “A mund ta bëj vetë?”. Sigurisht që mundesh. Por pyetja e vërtetë është: “A ia vlen të shkatërrosh një event të rëndësishëm për pak kursime?”.
Eventet e mëdha, konferenca, pervjetore të rëndësishme, janë momente që nuk përsëriten. Nuk bën sens të luash njëkohësisht rolin e kuzhinierit, kamarierit dhe organizatorit. Organizmi vete është fantastik për një piknik të diele me familjen. Por për evente që duhen të të lënë pa fjalë, ke nevojë për profesionistë.
Sepse herën tjetër që dikush të thotë se pse të mos ta bëjmë vetë, kujto këto skenare. Mos e bëj atë gabim. Kontakto “d’Amir”, shijo eventin dhe lëri të ftuarit të kujtojnë ushqimin në mënyrën më të mirë të mundshme.


