Çfarë të zgjedhësh mes Buffet apo Catering?

Buffet apo shërbim me servirje? Ja si vendosim bashkë

Eventi po afron, lista e të ftuarve është gati… dhe ende po pyesni veten: “Si do ta organizojmë ushqimin?” Në fillim duket si një detaj teknik, por të gjithë e dimë se ushqimi është një nga gjërat që njerëzit mbajnë mend më shumë. Dhe sinqerisht, nuk besojmë se keni dëshirë që të ftuarit të flasin për “makaronat e ftohta” apo “rrëmujën te bufeja”. Prandaj, le ta marrim këtë vendim me kujdes së bashku.

Personalizim apo thjeshtësi?

Catering është si “të qepim një kostum me porosi”. Ju zgjidhni menunë, shërbimin dhe stilin. Dëshironi darkë me tre pjata? Nuk i preferoni qepët? Keni disa miq vegjetarianë/veganë apo që nuk konsumojnë gluten? (Kliko këtu për të lexuar më tepër rreth kësaj teme)
I sqarojmë që në takimin e parë.

Buffet-i është më shumë si një bluzë “one size fits all”. Është i thjeshtë dhe shumë praktik. Ajo që është në menu, atë do të marrin të gjithë. I përshtatshëm për evente më të vogla ose kur duam një atmosferë pa formalitete.

Formal apo i thjeshtË?

Nëse doni që eventi juaj të ketë elegancë dhe finesë, servirja në tavolinë është zgjedhja perfekte. Është e shkëlqyer për dasma, gala dhe darka të veçanta. Por, për festa verore, ditëlindje apo mbledhje miqsh, buffet-i krijon një atmosferë të gjallë dhe më praktike. Të gjithë i shërbejnë vetes, bisedojnë e madje marrin edhe një pjatë të dytë pa u ndjerë në siklet.

Nuk ka zgjedhje të gabuar

Në fund, ajo që ka më shumë rëndësi është cilësia e ushqimit dhe përvoja që krijojohet për të ftuarit tuaj. Nëse doni thjeshtësi dhe zgjidhje që “funksionon për të gjithë”, buffet-i është i shkëlqyer. Nëse doni luks, personalizim dhe detaje të kuruara, shërbimi me servirje është i duhuri.

Vendosim sot, jo nesër!

Shumë probleme në evente ndodhin sepse “detajet e vogla” lihen për në fund. Ushqimi dhe mënyra se si ai prezantohet nuk janë një detaj i vogël, por zemra e eventit.

Le ta zgjedhim tani mënyrën si do ta shërbejmë dhe të sigurohemi që të ftuarit të flasin gjatë për sa bukur u ndjenë. Për evente ku shija, estetika dhe prakticiteti janë në harmoni, ne e dimë çfarë të bëjmë. Me “d’Amir Catering” merrni shërbimin e kërkuar, në mënyrë profesionale dhe që kënaq të gjithë!

shpërndaje këtë postim:

Facebook
Twitter
Pinterest

Zbulo më shumë artikuj