Çfarë e bën “d’Amir Catering”të veçantë për çdo event?

d’Amir Catering, një përvojë e dedikuar për ty

Ka shumë mënyra për të festuar, por pak ofrojnë ndjesinë e të qenit i kuptuar. Me “d’Amir Catering”, nuk merr vetëm një menu të shijshme, por edhe një staf që ndan emocionin me ty dhe kujdeset për çdo detaj.

Vëmendja në çdo DETAJ

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një darkë private familjare, një “gender reveal” plot emocion, apo një ditëlindje që mezi e ke pritur gjithë vitin. Tek “d’Amir” çdo event trajtohet si unik. Nuk të sjellim thjesht një menu, por të japim një plan, sipas vizionit tënd dhe sigurinë se çdo detaj do të marrë formë ashtu si e ke imagjinuar.

Catering i përgatitur për një “Gender Reveal”, (Ishte vajzë btw)

Shije që mbeten

Ushqimi është i freskët, i përzgjedhur dhe i përgatitur me dashuri, por ajo që mbetet nuk është vetëm shija. Është mënyra si e sjellin, buzëqeshja kur ta servirin dhe kujdesi që gjithkush të ndihet pjesë e festës. Është ajo ndjesi e vogël lumturie kur sheh gjithçka gati dhe ti mund të marrësh frymë e të shijosh momentin.

Kujtime që zgjasin

Shumë njerëz na kanë besuar momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, dhe kjo nuk është rastësi. Kemi qenë pranë tyre në gëzime të mëdha, duke sjellë atmosferën që e bën çdo çast të ndihet i veçantë. Nga dekorimet e thjeshta e fine, te mënyra si çdo pjatë harmonizohet me eventin. Gjithçka është menduar që festa të mbetet një kujtim i paharrueshëm.

Event i zhvilluar në sheshin “Skënderbej” nga Ministria e Jashtme

Krijime unike për çdo rast

Përtej atmosferës së ngrohtë dhe shërbimit të kujdesshëm, ne sjellim një prekje origjinale që e bën çdo moment të veçantë. Elementet që krijojmë nuk janë thjesht dekorime, por shenja dalluese që pasqyrojnë personalitetin e eventit dhe e bëjnë përvojën të ndihet vërtet unike.

Përgatitur për eventin e organizuar nga Ministria e Jashtme,
bashkëpunim cateringu me d’Amir

Ekipi ynë, në zemër të eventit tuaj
“d’Amir” nuk vjen thjesht për të përgatitur ushqim. Ne vijmë për të qeshur bashkë me ju, për të ndarë emocionin e momentit, për të parë si shkëlqejnë sytë e të ftuarve kur hyjnë në sallë. Çdo bashkëpunim, çdo event, është një histori që e mbajmë me vete. Nuk ka lumturi më të madhe për ne sesa ta dimë që kemi qenë pjesë e një kujtimi që do të jetojënë zemrat tuaja.

Na kontaktoni për të organizuar festa që nuk do të harrohen lehtë!

shpërndaje këtë postim:

Facebook
Twitter
Pinterest

Zbulo më shumë artikuj