Magjia e ditës kur zbulojmë sekretin më të bukur

GEnder reveal

Nëse je në fazën e planifikimit të një eventi të madh, e di shumë mirë se sa mix emocionesh sjell ky proces. Nga gëzimi dhe padurimi, deri te shqetësimi se mos harron diçka të rëndësishme. Për shumë prindër të ardhshëm, “Gender Reveal” është një nga ato momente unike që duhen kujdesur deri në detajet më të vogla, një ditë ku emocionet, surpriza dhe dashuria takohen në të njëjtin vend.

Pse ky moment është kaq i veçantë?

“Gender Reveal” nuk është thjesht një festë, por pika kulmore e muajve të pritjes dhe ëndrrave. Është momenti kur të gjithë ata që ju duan më shumë mblidhen për të ndarë me ju “një sekret të madh”. Të gjithë janë aty për të festuar ardhjen e një jete të re. Patjetër që ky çast kaq special nuk është diçka që do të dëshironit ta linit në dorë të rastësisë.

Si e sheh “D’Amir” këtë ditë?

Për “d’Amir”, çdo event është një histori. Çdo histori ka nevojë për një atmosferë të veçantë, shije që të kujtohen dhe detaje që të bëjnë të buzëqeshësh edhe pas shumë viteve. Nuk e shohim këtë thjesht si një punë. Për ne, është një moment shumë i veçantë që kërkon vëmendjen dhe dedikimin maksimal. Ne e dimë që nuk do të ketë një moment të dytë për ta krijuar si event, prandaj çdo përgatitje bëhet me kujdes.

Nga shumëllojshmëria e ëmbëlsirave që i japin tavolinës një pamje artistike, deri tek menutë e personalizuara sipas dëshirave tuaja, gjithçka bëhet me përkushtimin që meriton një moment kaq i rëndësishëm. Përveç ushqimit, mendojmë edhe për atmosferën, mënyrën se si prezantohet çdo pjatë, që çdo detaj të përputhet me temën dhe emocionin e ditës.

Momente që mbeten

Kemi qenë pjesë e shumë momenteve të tilla. Kemi parë gjyshër që përqafojnë njëri-tjetrin teksa mësojnë për herë të parë mbi gjininë e fëmijës në pritje, kemi dëgjuar të qeshura që mbushin gjithë ambientin dhe lot gëzimi, që bëjnë çdo përgatitje t’ia vlejë. Edhe pse kemi organizuar dhjetëra evente, çdo “Gender Reveal” mbart ndjesi unike çdo herë.

Catering i organizuar nga d’Amir

CILËSIA që kërkon në këtë ditë kaq të veçantë

Shumë organizatorë eventesh premtojnë shërbim të shkëlqyer. Ne, nga ana tjetër, e kuptojmë se çfarë ka vërtet rëndësi për ty në atë ditë. Është ndjesia që nuk duhet të shqetësohesh për asgjë, sepse ne jemi aty për të menduar për gjithçka. Siguria se gjithçka do të jetë gati në kohë dhe do të duket aq bukur sa e ke imagjinuar.

Përtej shërbimit

Në “d’Amir”, nuk ofrojmë vetëm ushqim, por përvoja. Përveç përgatitjes së eventeve të paharrueshme, kemi sjellë gjithashtu elemente befasuese dhe të personalizuara që e bëjnë çdo moment unik. Janë këto detaje që i japin eventit një identitet të vërtetë dhe e bëjnë të dallohet nga të tjerët.

Catering i organizuar nga “d’Amir

pse duhet të zgjedhësh “d’amir” për “gender reveal”?

Në fund të ditës, një “Gender Reveal” i bukur nuk matet vetëm me fotot që mbeten. Matet me buzëqeshjet, përqafimet, emocionet e bukura dhe atë ndjenjën e ngrohtë që të mbetet gjatë. Nëse deshiron që festa jote të jetë e organizuar mirë, atëherë na lejo të jemi pjesë e historisë tënde.

shpërndaje këtë postim:

Facebook
Twitter
Pinterest

Zbulo më shumë artikuj