Shembull menu cateringu e personalizuar pa gluten

UShqime pa gluten

Menutë pa gluten

Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin një dietë pa gluten, disa për arsye shëndetësore, të tjerë thjesht sepse ndihen më mirë pa të. Kur planifikojmë eventet, e dimë sa e rëndësishme është që çdo i ftuar të ndihet i përfshirë dhe i qetë. Për ne është kënaqësi të krijojmë pjata të shijshme dhe vizualisht tërheqëse për të gjithë.

E kuptojmë sa e rëndësishme është të jetosh pa gluten

Çdo ditë, dëgjojmë më shumë histori nga persona qe nuk konsumojne ushqime me gluten. Për ne, kjo është një ftesë për të qenë krijues dhe të kujdesshëm, në mënyrë që secili prej të ftuarve të ketë mundësinë të shijojë eventin pa asnjë shqetësim.

Ne jemi këtu për çdo preferencë

Në çdo event ka gjithmonë një përzierje të bukur kërkesash. Këtu perfshihen menutë dietike, ushqimet për vegjetarianë/veganë, Ne e shohim këtë si një mundësi për të treguar respekt, kujdes dhe mikpritje të vërtetë.

Si e planifikojmë menunë tonë pa gluten?

Ne e dimë që kjo kërkon më shumë përkushtim si staf të trajnuar, lista të qarta përbërësish dhe protokolle të rrepta në kuzhinë. Por për ne, këto nuk janë pengesa, janë thjesht hapa që na ndihmojnë të bëjmë gjithçka siç duhet.

Kur krijojmë një menu pa gluten, mendojmë për gjithçka, duke përfshirë shijen, ngjyrat, kulturën dhe freskinë e përbërësve. Na pëlqen të ofrojmë pjata nga kuzhina të ndryshme të botës. Prandaj, besojmë se ushqimi është një udhëtim që na bashkon të gjithëve.

Nga mëngjesi deri në darkë, ushqime pa gluten

  • Mëngjes, si smoothie me fruta të freskëta, muffin pa gluten, ose bowl me fara e arra.
  • Shoqëruese, si hummus, guacamole, pjatanca djathrash me biskota pa gluten.
  • Pjatat kryesore, si pulë e pjekur me erëza, paella me fruta deti, ose stir-fry me quinoa apo oriz.
  • Ëmbëlsira, si torta me fruta, ëmbëlsira pa gluten ose biskota me kokos të shijshme dhe të sigurta.

Sekreti ynë? Përbërësit e freskët dhe sezonalë

Besojmë tek produktet vendase dhe të stinës, sepse sjellin më shumë shije dhe janë më të sigurta. Verën e lidhim me ëmbëlsirat me manaferra të freskëta, ndërsa vjeshtën me pjatat e ngrohta me kungull. Kështu, menutë tona janë jo vetëm të shijshme, por përshtaten edhe me sezonin.

Ne e trajnojmë rregullisht ekipin tonë, sepse siguria ushqimore fillon nga dora e kuzhinierit që e përgatit pjatën, duke e përgatitur ushqimin me kujdesin më të madh.

Komunikim i hapur me klientët tanë

Për ne, transparenca është çelësi. Ne ndajmë listat e përbërësve, dëgjojmë kërkesat dhe gjejmë mënyra për të personalizuar çdo detaj. Nuk duam që askush të pyesë veten “A është e sigurt ta konsumoj këtë?” por thjesht të thojë: “Kjo po që qenka e shijshme!”

ÇFARË TË KEMI PARASYSH PËR PËRZGJEDHJEN E MENUSË “GLUTEN-FREE”?

Ne zhvillohemi çdo ditë, sepse qëllimi ynë i vetëm është t’i bëjmë njerëzit të ndihen të veçantë dhe të kujtojnë eventin me buzëqeshje.
Prandaj, një menu pa gluten nuk është thjesht një listë pjatash, por një premtim që çdo i ftuar do të ndihet i sigurt dhe i kënaqur. Me kujdes, përbërës të zgjedhur dhe komunikim të hapur, çdo event mund të bëhet një festë për të gjithë.

Na kontaktoni sot dhe le të krijojmë së bashku një menu catering pa gluten që do t’i bëjë të gjithë të ftuarit tuaj të thonë: “Kishte menduar edhe për mua!”

shpërndaje këtë postim:

Facebook
Twitter
Pinterest

Zbulo më shumë artikuj