Hidratimi nuk është vetëm ujë
Kur temperaturat rriten, lëkura mund të digjet, sepse dielli nuk të fal. Është e lehtë të mendosh se mjafton një gotë ujë për të kaluar ditën, por realiteti është ndryshe. Hidratimi gjatë verës është më shumë se një shishe që e mbush disa herë në ditë. Është mënyra si ushqehesh, zgjedhja që bën që në mëngjes. Pra, është ndihma që i jep trupit tënd për të përballuar nxehtësinë.
Nëse je lodhur nga ndjesia e thatësisë në gojë, mungesa e energjisë apo lëkura që duket sikur nuk merr frymë, je në vendin e duhur.
Hidratimi nuk është luks, por domosdoshmëri
Mund të harrosh çelësat, por nuk duhet të harrosh të hidratohesh, sepse çdo qelizë në trupin tënd funksionon me ujë. A e dije se vera i merr trupit tend më shumë ujë se çdo herë? Djersitja, ekspozimi në diell dhe ajri i thatë janë një “treshe fantastike” që nuk fal. Prandaj, nëse mendon se vetëm uji mjafton, është koha të ndryshosh qasje.
Pra, përveçse ujë, ke nevojë edhe për elektrolite, vitamina dhe ushqyes që vetëm natyra mund t’i japë. Për kë po flasim? Frutat dhe perimet.
Frutat mË tË mira pËr kËtË periudhË
1. Shalqiri, nuk është rastësi që është fruti i verës. Është 92% ujë dhe i mbushur me antioksidantë. I ftohtë dhe i prerë në kubikë, është më shumë se freski, është terapi.
2. Pjepri, i lehtë, i ëmbël dhe me përmbajtje të lartë kaliumi, të jep shumë energji.
3. Portokallet, qitrot, luleshtrydhet dhe boronicat? Jo vetëm që pastrojnë gojën nga thatësia, por forcojnë sistemin imunitar dhe balancojnë elektrolitet.
Kur konsumon fruta gjatë ditës, nuk po ha “snacks”, por po i jep trupit atë që i duhet për të qëndruar në ekuilibër.
Perimet e shijshme
1. Kastraveci, 96% ujë dhe lehtësisht i tretshëm. I shijshëm në çdo formë, nga sallatat tek lëngjet e ftohta.
2. Domatja, nuk është thjesht për t’i shtuar ngjyrë pjatës, por është e mbushur me vitamina, ujë dhe likopen.
3. Sallatat jeshile dhe spinaqi? Baza e çdo vakti që kërkon të jetë i lehtë, por me shumë vlera. Të freskojnë dhe të mbajnë në formë.
Nëse mendon që perimet janë të mërzitshme, ndoshta nuk i ke përgatitur siç duhet sepse në të vërtetë, janë më të adaptueshme sesa mendon.
Nuk ka nevojë për receta të ndërlikuara
Mjafton një blender, disa copa shalqiri, kastravec, pak limon dhe mente. Ke krijuar një lëng që jo vetëm shuan etjen, por të jep ndjesinë e qetësisë që kërkon.
Shtoji fruta kosit. Përzieji me tërshërë. Mbaje në frigorifer për një mëngjes që punon për ty, jo kundër teje.
Mbaje një tas me fruta të prera në frigorifer dhe thuaji jo justifikimeve. Sepse, po, ka kohë për t’u kujdesur për veten. Thjesht duhet të zgjedhësh ndryshe.
çfarë ju mbeti në mendje?
Frutat dhe perimet nuk janë thjesht “të shëndetshme”, por janë aleatët e tu në një stinë ku trupi kërkon më shumë hidratim. Ndaj, ndalo së kërkuari zgjidhje të shpejta.
Ne jemi këtu për të të treguar se kujdesi për veten nuk është luks, por një nevojë jetike për të jetuar shëndetshëm!