Momente që nuk përsëriten
Ka disa momente në jetë ku gjithçka duhet të jetë perfekte. Nuk ka mundësi të thuash: “Ah, herën tjetër do ta bëjmë më mirë.” Një ditëlindje, një “gender reveal”, një festë që mbledh të gjithë ata që do, janë çaste që duhen jetuar dhe shijuar, jo të kalohen me stres.
E kam kuptuar me kohë që në këto raste nuk bëhet fjalë vetëm për ushqim. Bëhet fjalë për krijimin e një përvoje të paharrueshme dhe prandaj do të jemi vendi ku përkujdesja, shija dhe detajet bashkohen në mënyrë perfekte.

Gender Reveal, catering i përgatitur nga d’Amir Catering
Jo thjesht catering
Kur mendon për eventin tënd, një dasmë apo një festë ditëlindjeje, ti nuk kërkon thjesht që të ketë ushqim në tryezë. Ti kërkon që çdo detaj të pasqyrojë historinë tënde, stilin tënd, dhe atë ndjesi të bukur që do të duash ta kujtosh gjithmonë.
Në “d’Amir Catering”, nuk të shohim si “një klient tjetër”. Ne dëgjojmë me kujdes vizionin tënd, çfarë të emocionon, dhe kuptojmë çfarë dëshiron që çdokush të kujtojnë nga ajo ditë. Që nga momenti i parë e deri kur largohet i ftuari i fundit, ne jemi aty për të ndërtuar çdo moment me kujdes.
Ne e kuptojmë rëndësinë e detajeve
Nga mënyra se si stafi ynë të dëgjon, te mënyra si propozojmë zgjidhje të personalizuara, ti ndjen që gjithçka po ndërtohet vetëm për ty. Ne nuk e shohim punën tonë si një listë të thjeshtë detyrash. Për ne, është një proces me një qëllim të vetëm: ta bëjmë eventin tënd më të bukur se sa e kishe imagjinuar.
Atmosfera bën diferencën
Ne besojmë se një event nuk është vetëm ajo që shijon në pjatë, por ajo që ndien gjatë gjithë kohës. Stafi ynë punon me qetësi dhe profesionalizëm, në mënyrë që ti të mos shqetësohesh për asgjë. Ti ke një “detyrë” të vetme: të shijosh momentin dhe të jetosh çdo sekondë të tij.
Nga momentet private tek festat madhështore
Në këto vite, kemi qenë pjesë e momenteve nga më të ndryshmet. Pavarësisht madhësisë së eventit, feedback-u ka qenë gjithmonë i njëjtë, buzëqeshje, falenderime dhe kujtime të paharrueshme. Për ne, këto momente janë treguesi më i mirë se kemi bërë gjithçka si duhet.
Pse të zgjedhësh “d’Amir”?
Sepse ne nuk shohim vetëm një event, por një histori që po shkruhet dhe ti je protagonisti. Çdo pjatë dhe çdo dekor është pjesë e rrëfimit të asaj dite, kjo është ajo që na bën të ndryshëm. Në fund të ditës, përveç ushqimit të gjithë do të kujtojnë ndjesinë që kanë patur gjatë eventit.