Rreth Nesh

Rreth Nesh

Pak fjalë...

“d’Amir Catering” vjen i përkthyer si një koncept i ri i shërbimit të ushqimit katering.
Ky koncept u formësua nga mendime të ndryshme, por me një vizion të përbashkët, ushqim cilësor dhe ndryshim të standardit katering.

Të rritesha në një familje ku ushqimi ishte gjithçka – një mundësi për të ndarë momente dhe për të bashkuar breza – ishte ajo që më bëri të dashuroj këtë profesion dhe të angazhohem plotësisht në të. Për ne, ushqimi ka qenë gjithmonë më shumë se thjesht një detyrë; është pasioni dhe iden- titeti ynë. Historia e familjes sonë lidhet ngushtë me kuzhinën: stërgjyshi im ka qenë kuzhinier dhe shef kuzhine për personalitete të njohura të kohës, dhe babai im e ka vijuar këtë pasion, duke u bërë një udhërrëfyes dhe mbështetje e paçmuar për mua në çdo hap të këtij rrugëtimi. Dëshira ime për të gatuar dhe për të krijuar shije të reja ka qenë gjithmonë një dëshirë e brendshme, një thirrje që më ka udhëhequr që nga fëmijëria.

Puna ime e parë në këtë fushë nisi para 12 viteve  në Sanremo. Ajo ishte periudha më e vështirë, por gjithashtu më e pasur me mësime të pashlyeshme. Aty kam mësuar se çdo punonjës ka një kontribut të çmuar dhe çdo detaj ka rëndësi të madhe.
Pas Sanremos, u ktheva në vendin tim dhe mora përsipër një sfidë tjetër: të isha shef kuzhine në sezonin turistik të verës, një periudhë shumë të ngarkuar për çdo restorant. Por ajo që ndodhi ishte e pabesueshme: kjo sfidë u bë më pas pasioni im, dhe e ndoqa për shumë vite me radhë, gjithmonë duke kërkuar risi dhe mënyra të reja për të përmirësuar përvojën e klientëve.

Për të sjellë diçka të veçantë në këtë profesion, mora vendimin që të krijoja biznesin tim. Dëshiroja një koncept unik – diçka që nuk ishte thjesht një vend ku gatuhej dhe servirej ushqimi, por një vend ku ushqimi bëhej art, ku çdo detaj ishte i menduar dhe ku zhvillohej një identitet i veçantë i ushqimit. Ky ishte misioni im, dhe besoj se e kemi nisur me sukses në d’Amir Catering.
d’Amir Catering nuk është thjesht një biznes, por një pasion i transformuar në një standard të ri në industrinë e ushqimit catering. Ky është një projekt që përfaqëson eksperiencën time, dashurinë për gatimin dhe përpjekjet e pandërprera të ekipit tim, të cilët janë partnerët e mi më të mirë në këtë rrugëtim. Sot, mund të jemi krenarë që kemi arritur të krijojmë një lidhje të ngushtë me klientët tanë, të cilët janë të kënaqur nga shërbimi dhe ushqimi që ofrojmë. Është kënaqësi e madhe të shohësh që çdo ditë e më shumë po rritemi dhe po e çojmë këtë pasion рёграга.

"d'Amir – aty ku dashuria për ushqimin nis nga Amiri dhe merr jetë përmes një ekipi të përkushtuar, në gjuhën më të bukur të dashurisë: frëngjishtja."

Shërbimet kryesore të kompanisë

Catering për Evente Sociale

Festa familjare (ditëlindje, përvjetorë, dasma). Ceremoni dhe pritje private.
Festa për fëmijë.

Catering Koorporativ

Konferenca, seminare dhe takime biznesi.
Pritje koktejlesh për klientët ose partnerët.
Festa vjetore apo evente të kompanisë.
Shërbim ushqimi në zyrë.

Catering për Festa dhe Evenimente të Veçanta

Dasma dhe ceremonitë martesore.
Baby shower dhe organizime tematike.
Evente gala dhe mbrëmje me tematikë.

Shërbime të Personalizuara

Krijimi i menusë sipas kërkesave të klientit (vegjetariane, vegane, gluten-free, etj.).
Ushqime tradicionale ose ndërkombëtare.
Shërbime të posaçme për dieta të personalizuara.

Shërbime për Ngjarje të Mëdha

Koncerte dhe festivale.
Ekspozita dhe panaire.
Aktivitete sportive.

Catering për Shërbime të Përditshme (b2b)

Ushqim për shkolla, universitete apo kampe.
Ushqim për institucione publike dhe private (spitale, kompani, etj.)

Shërbime Shtesë

Pije dhe bar catering: Krijim koktejlesh dhe shërbime baristi.
Dekor i tavolinave dhe sallave: Pajisje dhe elemente dekorative sipas tematikës.
Staf profesional: Për përgatitje dhe shërbim. Pajisje për evente: Pjata, gota, mobilje, apo pajisje teknologjike.

Shërbime të Shpejta Catering

Ushqime "take-away" për grupe.
Ushqim për "food trucks" në evente të jashtme