Organizimi i një eventi është gjithmonë një përvojë emocionuese, plot ide, përgatitje dhe pritshmëri. Që nga dekorimet e deri te atmosfera, çdo detaj ka rëndësinë e vet. Por ka një element që shpesh bëhet qendra e vëmendjes. që është ushqimi. Ai nuk është thjesht pjesë e tryezës, por një mënyrë për të treguar kujdes, për të krijuar momente të bukura dhe për të lënë një shije të mirë, në kuptimin më të plotë të fjalës.
Ne e marrim këtë përgjegjësi shumë seriozisht. Prandaj, në këtë artikull duam të ndajmë me ty se si kujdesemi që çdo pjatë që shërbejmë të mbërrijë e freskët, e sigurt dhe plot shije, ashtu siç e meriton çdo klient.
Gjithçka nis me përbërësit e duhur
Freskia nuk është një rastësi. Ajo fillon që në përzgjedhjen e përbërësve. Ne punojmë me furnitorë të besuar, të cilët na ofrojnë produkte të freskëta, të kontrolluara dhe të certifikuara. Frutat, perimet, mishi dhe bulmeti, pra me pak fjalë, çdo përbërës kalon përmes një procesi të kujdesshëm për të siguruar cilësi të lartë.
Ne nuk zgjedhim, thjesht për të plotësuar një recetë, por për të krijuar një përvojë ndryshe dhe të veçantë!
Higjiena është kryesore
Në kuzhinën tonë, pastërtia nuk është thjesht një rregull, por një kulturë. Çdo anëtar i ekipit tonë është i trajnuar për të ndjekur standardet më të larta të sigurisë ushqimore. Përdorim pajisje të dezinfektuara, ndjekim protokolle të rrepta dhe monitorojmë çdo hap të përgatitjes.
Sepse kur bëhet fjalë për ushqimin që do të shërbejmë në evente, nuk ka vend për gabime!
Transporti? Me kujdes maksimal
Kur ushqimi del nga kuzhina, ngjan me një premtim mes palëve. Një premtim që do të mbërrijë në kohë, në formën e duhur dhe me të njëjtën freski si në momentin që u përgatit. Ne planifikojmë çdo dorëzim me përpikmëri, duke respektuar oraret e eventit dhe duke përdorur metoda të sigurta për ruajtjen e temperaturës dhe cilësisë. Nuk ka rëndësi nëse është një brunch i vogël apo një darkë gala. Çdo festë trajtohet me të njëjtën vlerë.
Koha është aleati ynë
Një pjatë bëhet më e shijshme kur dorëzohet në kohë. Ne e dimë që organizimi i një eventi ka shumë detaje që duhet të përputhen, prandaj jemi gjithmonë të saktë dhe të koordinuar. Freskia nuk vlen vetëm për përbërësit, gjithashtu dhe për respektin ndaj kohës tënde.
Dëgjojmë, kuptojmë, kujdesemi
Çdo klient ka histori të ndryshme, nevoja të ndryshme, pritshmëri të ndryshme. Ne nuk ofrojmë një zgjidhje universale. Ne krijojmë zgjidhje të personalizuara. Dëgjojmë me vëmendje, pyesim me kujdes dhe kujdesemi që çdo detaj të jetë në përputhje me atë që ti kërkon.
Sepse në fund të ditës, nuk është thjesht ushqimi që shërbejmë, por eksperienca që përjetojmë së bashku.
me ne, bëni zgjedhjen e duhur!
Kur zgjedh shërbimin tonë të catering-ut, nuk zgjedh thjesht një menu. Zgjedh një ekip që kujdeset për çdo pjatë, për çdo përbërës, për çdo dorëzim, si të ishte për një event personal. Ne besojmë se ushqimi është kujdes. Dhe ky kujdes fillon që në momentin që na kontakton.
Nëse po planifikon një event dhe dëshiron që të ftuarit të ndihen të vlerësuar, të shijojnë ushqim të freskët dhe të largohen me buzëqeshje, ne jemi këtu për ty. Na kontakto dhe le të krijojmë së bashku një përvojë që nuk harrohet.