Përzierje harmonike shijesh nga toka dhe deti
Menuja “Tokë e Det” sjell një përzierje harmonike shijesh nga toka dhe deti. Ajo nis me bruschetta mix me paté ulliri, filadelfia dhe acuge, të pasuara nga mini krepa dhe spring rolls me perime.
Arancinit e ngrohtë dhe krahët e pulës sjellin shije të njohura e të dashura, ndërsa karkaleci me kadaif dhe salmoni me susam shtojnë një prekje deti me finesë.
Tacos-at plotësojnë menunë me një kombinim të guximshëm dhe të shijshëm.
Për fund, mini cheesecake, mini pastashu dhe fruta të karamelizuara janë zgjedhja e përkryer për një mbyllje të ëmbël.