Një sekret i vogël nga përvoja jonë
Pas shumë eventeve, kemi mësuar një të vërtetë shume të thjeshtë, “shumica e njerëzve duan mish”. Është shumë i përdorur në familjet tona, të jep ndjesinë e ngrohtë të “comfort food” , se sigurisht shqiptarët nuk e quajnë vaktin të plotë pa mish. Por… Gjithmonë ka një “por” në çdo rast, sepse shpeshherë klientët tanë kërkojnë edhe diçka të veçantë, përveç asaj klasikes. Dhe këtu hyn kombinimi i mishit me frutat e detit.
Tani sigurisht lindin pyetjet: “Mish për disa, fruta deti për disa të tjerë, duket disi e komplikuar, plus që as nuk shkojnë me njëra tjetrën. Edhe mish, edhe peshk?!” Në fakt, ke të drejtë të mendosh kështu, por prandaj jemi ne, që të përgatisim një menu që i kombinon të dyja në menyren e duhur. Menuja Tokë e Det eshte një kombinim i këndshëm dhe i kënaq të gjithë.
Pse të zgjedhësh mes mishit dhe frutave të detit, kur mund t’i kesh të dyja?
Imagjino ditën tënde më të rëndësishme, dasmën. Është dita kur do të konsumosh gjithçka që dëshiron pa bërë kompromise. Nëse ti adhuron karkalecat, pse të mos i kesh në menu?
Por realiteti është që tezet, kushërinjtë dhe kolegët nuk kanë të njëjtat preferenca.
- Dikush nuk e koncepton një vakt pa mish.
- Një tjetër është alergjik ndaj frutave të detit.
- Dhe, po, gjithmonë ka një mysafir vegjetarian.
Pra, si t’ia bëjmë që të gjithë të ndihen të përfshirë? Shumë e thjeshtë, menuja jonë “Tokë & Det” ofron nga pak për secilin, duke ruajtur shijen dhe ekuilibrin mes tyre.
Shijet e Tokës
Në pjesën e mishit, gjithmonë ofrojmë të preferuarat që janë “garanci” suksesi, si:
- Arancinët krokantë, të mbushur me djathë, sepse çdo event ka nevojë për një shije të butë dhe komode.
- Chicken wings, super të njohura, të shijshme, të pamundura për t’u refuzuar.
- Tacos-at plot shije, të larmishme dhe perfekte për këdo që pëlqen ushqimet me vlerë.
shijet e Detit
Nga ana tjetër, frutat e detit sjellin një nivel tjetër sofistikimi dhe freskie:
- Karkaleci me kadaif, krokant dhe elegant, një kombinim surprizë që të gjithë duan ta provojnë.
- Salmon i freskët me susam, i lehtë dhe i shëndetshëm, për ata që kërkojnë diçka “gourmet”.
- Brusketat me acuge & krem djathi, një hyrje e freskët dhe e veçantë.
Për më shumë larmi, shtojmë Mini krepa dhe spring rolls me perime, që sjellin opsione për vegjetarianët apo për ata që duan diçka më të lehtë.
Sigurisht që nuk mund të mungonin ëmbëlsira si mini cheesecake, mini pastashu dhe fruta të karamelizuara, që janë zgjedhja e përkryer për një mbyllje të ëmbël.
Balanca e Artë
Ky kombinim është ideal për çdo rast:
- Dasma, dita ku shija duhet të jetë po aq e përsosur sa edhe vetë momenti.
- Mbledhje me shoqërinë/kolegët, kur do të lësh përshtypje me një menu shumë të veçantë.
- Evente familjare, kur gjyshja kërkon mish, nipi karkaleca tempura dhe kushëriri kërkon diçka që është ndryshe nga eventet e tjera.
Edhe pak humor në tavolinë
Le ta pranojmë, se gjithmonë është dikush që thotë: “Pff, nuk më pëlqeu asgjë nga ushqimi”. Menuja “Tokë e Det” është përgjigjja jonë definitivisht më e mirë ndaj kësaj pyetjeje. Mund të thuash me plot gojën që “në këtë event u kënaqën gustot e të gjithëve. Ishte e pamundur që të mos gjeje diçka që të pëlqen!”
Më shumë se thjesht ushqim
Kjo menu përveçse është një kombinim i këndshëm i pjatave, është gjithashtu një eksperiencë shumë e bukur. Është ajo që do të flitet ditën tjetër në punë ose në WhatsApp-in e familjes: “Kishin karkalec me kadaif, ishte fantastik, s’kisha provuar ndonjëherë!” “Imagjino të kesh tacos dhe salmon në të njëjtën tryezë, ku ka më mirë?“
Në fund të ditës…
Një event nuk është thjesht një grumbullim njerëzish, por një kujtim. Dhe kujtimet lidhen gjithmonë me ushqimin. Menuja “Tokë & Det” siguron që të gjithë të kenë shijuar pjatat më të shijshme, por secili të ketë dhe një histori për të treguar. Pra, pse të zgjedhësh mes mishit dhe frutave të detit, kur mund t’i kesh të dyja?
Na kontakto sot dhe bashkë mund të krijojmë menunë që i përshtatet eventit tënd!


