Artikuj Archives - d'Amir

a ia vlen ta organizosh vetë të gjithë eventin tënd?
E di, e di. Në mendjen tënde duket shumë e thjeshtë, dy receta nga TikTok, disa miq që ndihmojnë, një playlist e bukur dhe voilà, eventi perfekt. Por reaaliteti është se ushqimi mbaron shpejt, byreku u dogj, dhe ti, organizatori i festës, je i mbuluar me djersë, duke shpresuar që askush të mos e vërejë se mishi është i pagatuar mirë.

Cila është më e keqja që mund të ndodhë në eventin tënd? Në filmat e frikshëm e dimë që gjithmonë ndodh diçka katastrofike dhe ka një personazh që zgjedh të futet në bodrum, edhe pse te gjithe i thone “Mos shko atje!”. Në realitet, kur bëhet fjalë për evente të rëndësishme, bodrumi quhet “të ndërmarrësh rreziqe të mëdha si p.sh.: organizimi i një eventi pa ndihmën e profesionistëve“.

Statistikat janë të pamëshirshme. Një sondazh i Eventbrite tregon se 62% e të ftuarve gjykojnë suksesin e një eventi bazuar tek ushqimi dhe pijet. Po, është e vërtetë. Nuk janë qirinjtë e bukur, as DJ-i që harxhoi tri ditë duke bërë mix për playlist-in. Janë ushqimi, pijet, organizimi. Dhe kur këto dështojnë, gjithçka tjetër hidhet në kosh.

Unë vetë kam qenë viktimë e këtij iluzioni. Dikur thashë: “Do t’ia dal vetë, do të gatuaj, do të gjej zgjidhje.” Por shumë shpejt kuptova se një person i vetëm nuk mund të jetë njëkohësisht kuzhinier, menaxher logjistike, kamarier dhe psikolog për të qetësuar të ftuarit e uritur. Dhe besomë, nuk ka asgjë më të “frikshme” se një i ftuar i uritur.

Pse catering i bËrË vetË mund të duket ide ” jo e mirë”?

Catering-u i përgatitur vetë fillon gjithmonë me atë qëllimin e kursimit. Mendon: “Në vend që të paguaj një kompani, i blej unë përbërësit dhe do të më dalë shumë më lirë.” Këtu fillon gabimi yt.

Shkon në supermarket dhe shikon karrocën plot. Një thes me oriz, pesë shishe verë, dhjetë kilogramë mish, disa produkte “gluten-free” për kushërirën që ka alergji… Dhe në fund në kasë kupton që ke shpenzuar më shumë se një ofertë e thjeshtë catering. Dhe ky është vetëm fillimi. Shto këtu, pajisjet, dekorin, pjatat dhe gotat. Në një moment do të të duket sikur po ushqen gjithë lagjen, jo vetëm 50 të ftuar.

Por nuk është vetëm kostoja. Është edhe presioni i orarit. Antipastat nuk shtrohen vetë dhe embëlsirat nuk shfaqen në tryezë me një shkop magjik. Je ti, vetëm, që përpiqesh të menaxhosh gjithçka, ndërkohë që të ftuarit fillojnë të rrotullojnë sytë dhe të pyesin me ironi se “kur do të vijë ushqimi“.

Dhe pastaj vjen pjesa më e bukur, kërkesat speciale. Dikush është vegan, një tjetër intolerant ndaj laktozës, kushëriri ha vetëm makarona me gjalp. Një shoqe e ngushtë ka vendosur të ndjekë një dietë misterioze që përfshin vetëm patate të ziera dhe kefir. Nëse mendon se mund t’i kënaqësh të gjithë, urime, sapo u bëre protagonist i një “reality show” që askush nuk do ta shikonte me dëshirë, le të jemi realistë.

Profesionistët

Në këtë moment, ti ndihesh i lodhur, i stresuar dhe pothuajse i bindur se do t’ia dalësh, por realiteti është i hidhur, prandaj këtu hyjnë në lojë profesionistët.

Ata nuk sjellin thjesht ushqim, por një plan të qartë, një staf të trajnuar dhe një skenar të përgatitur për çdo të papritur. Dikush kujdeset për antipastat, dikush tjetër për embëlsirat, një ekip tjetër për servirjen. Janë si një trup baleti që lëviz në sinkron. Nuk ka panik, nuk ka vrap me tiganë në dorë. Nuk ka “Oh jo, harrova kripën!”.

Ajo që i bën të pazëvendësueshëm është fakti që kanë gjithmonë plan B dhe C. Nëse mungon diçka, nuk shkojnë në panik. Nëse një tavolinë kërkon ushqim vegjetarian, e kanë gati. Nëse një fëmijë vendos se nuk do të prekë asgjë, përveç patateve të skuqura, nuk e shohin si problem. Ti, në vend të tyre, do të ishe duke menduar: “Pse nuk mora McDonald’s?”.

receta e sigurt për dështim

Le të flasim për dasmën. Imagjino nusen dhe dhëndrin duke kërcyer të lumtur, të ftuarit që presin darkën dhe ti, pronari i festës, duke u munduar të mbash mend ku ke lënë shampanjën. Të gjithë të ftuarit fillojnë të shohin orët dhe dikush lëshon një koment të vogël “Këtu qenka dietë e fshehtë, nuk ka darkë.” Nëse ke parë ndonjëherë një nuse të uritur, e di që nuk është skenë që dëshiron ta jetosh.

Apo merr një event korporativ. Një buffet elegant jo vetëm që ushqen, por edhe reflekton imazhin e kujdesshëm të kompanisë. Tani imagjino CEO-n që pret kafen, ndërsa ti vrapon pas qumështit pa laktozë dhe përpiqesh të gjesh gotat plastike që harrove në shtëpi. E tmerrshme apo jo?

Pergatitja e gjerave vete ne evente te medha sidomos, është si të shkosh në maratonë me sandale. Teorikisht mund ta bësh, por praktikisht është dhimbje koke dhe gabimi më i madh që mund të bësh.

mos hyr në bodrumin e errët për të kursyer!

Në fund, pyetja nuk është: “A mund ta bëj vetë?”. Sigurisht që mundesh. Por pyetja e vërtetë është: “A ia vlen të shkatërrosh një event të rëndësishëm për pak kursime?”.

Eventet e mëdha, konferenca, pervjetore të rëndësishme, janë momente që nuk përsëriten. Nuk bën sens të luash njëkohësisht rolin e kuzhinierit, kamarierit dhe organizatorit. Organizmi vete është fantastik për një piknik të diele me familjen. Por për evente që duhen të të lënë pa fjalë, ke nevojë për profesionistë.

Sepse herën tjetër që dikush të thotë se pse të mos ta bëjmë vetë, kujto këto skenare. Mos e bëj atë gabim. Kontakto “d’Amir”, shijo eventin dhe lëri të ftuarit të kujtojnë ushqimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

The post a ia vlen ta organizosh vetë të gjithë eventin tënd? appeared first on d'Amir.

“Tokë e Det”, një harmoni e shijshme
Një sekret i vogël nga përvoja jonë

Pas shumë eventeve, kemi mësuar një të vërtetë shume të thjeshtë, “shumica e njerëzve duan mish”. Është shumë i përdorur në familjet tona, të jep ndjesinë e ngrohtë të “comfort food” , se sigurisht shqiptarët nuk e quajnë vaktin të plotë pa mish. Por… Gjithmonë ka një “por” në çdo rast, sepse shpeshherë klientët tanë kërkojnë edhe diçka të veçantë, përveç asaj klasikes. Dhe këtu hyn kombinimi i mishit me frutat e detit.

Tani sigurisht lindin pyetjet: “Mish për disa, fruta deti për disa të tjerë, duket disi e komplikuar, plus që as nuk shkojnë me njëra tjetrën. Edhe mish, edhe peshk?!” Në fakt, ke të drejtë të mendosh kështu, por prandaj jemi ne, që të përgatisim një menu që i kombinon të dyja në menyren e duhur. Menuja Tokë e Det eshte një kombinim i këndshëm dhe i kënaq të gjithë.

Pse të zgjedhësh mes mishit dhe frutave të detit, kur mund t’i kesh të dyja?

Imagjino ditën tënde më të rëndësishme, dasmën. Është dita kur do të konsumosh gjithçka që dëshiron pa bërë kompromise. Nëse ti adhuron karkalecat, pse të mos i kesh në menu?

Por realiteti është që tezet, kushërinjtë dhe kolegët nuk kanë të njëjtat preferenca.

Dikush nuk e koncepton një vakt pa mish.

Një tjetër është alergjik ndaj frutave të detit.

Dhe, po, gjithmonë ka një mysafir vegjetarian.

Pra, si t’ia bëjmë që të gjithë të ndihen të përfshirë? Shumë e thjeshtë, menuja jonë “Tokë & Det” ofron nga pak për secilin, duke ruajtur shijen dhe ekuilibrin mes tyre.

Shijet e Tokës

Në pjesën e mishit, gjithmonë ofrojmë të preferuarat që janë “garanci” suksesi, si:

Arancinët krokantë, të mbushur me djathë, sepse çdo event ka nevojë për një shije të butë dhe komode.

Chicken wings, super të njohura, të shijshme, të pamundura për t’u refuzuar.

Tacos-at plot shije, të larmishme dhe perfekte për këdo që pëlqen ushqimet me vlerë.

shijet e Detit

Nga ana tjetër, frutat e detit sjellin një nivel tjetër sofistikimi dhe freskie:

Karkaleci me kadaif, krokant dhe elegant, një kombinim surprizë që të gjithë duan ta provojnë.

Salmon i freskët me susam, i lehtë dhe i shëndetshëm, për ata që kërkojnë diçka “gourmet”.

Brusketat me acuge & krem djathi, një hyrje e freskët dhe e veçantë.

Për më shumë larmi, shtojmë Mini krepa dhe spring rolls me perime, që sjellin opsione për vegjetarianët apo për ata që duan diçka më të lehtë.

Sigurisht që nuk mund të mungonin ëmbëlsira si mini cheesecake, mini pastashu dhe fruta të karamelizuara, që janë zgjedhja e përkryer për një mbyllje të ëmbël.

Balanca e Artë

Ky kombinim është ideal për çdo rast:

Dasma, dita ku shija duhet të jetë po aq e përsosur sa edhe vetë momenti.

Mbledhje me shoqërinë/kolegët, kur do të lësh përshtypje me një menu shumë të veçantë.

Evente familjare, kur gjyshja kërkon mish, nipi karkaleca tempura dhe kushëriri kërkon diçka që është ndryshe nga eventet e tjera.

Edhe pak humor në tavolinë

Le ta pranojmë, se gjithmonë është dikush që thotë: “Pff, nuk më pëlqeu asgjë nga ushqimi”. Menuja “Tokë e Det” është përgjigjja jonë definitivisht më e mirë ndaj kësaj pyetjeje. Mund të thuash me plot gojën që “në këtë event u kënaqën gustot e të gjithëve. Ishte e pamundur që të mos gjeje diçka që të pëlqen!”

Më shumë se thjesht ushqim

Kjo menu përveçse është një kombinim i këndshëm i pjatave, është gjithashtu një eksperiencë shumë e bukur. Është ajo që do të flitet ditën tjetër në punë ose në WhatsApp-in e familjes: “Kishin karkalec me kadaif, ishte fantastik, s’kisha provuar ndonjëherë!” “Imagjino të kesh tacos dhe salmon në të njëjtën tryezë, ku ka më mirë?“

Në fund të ditës…

Një event nuk është thjesht një grumbullim njerëzish, por një kujtim. Dhe kujtimet lidhen gjithmonë me ushqimin. Menuja “Tokë & Det” siguron që të gjithë të kenë shijuar pjatat më të shijshme, por secili të ketë dhe një histori për të treguar. Pra, pse të zgjedhësh mes mishit dhe frutave të detit, kur mund t’i kesh të dyja?

Na kontakto sot dhe bashkë mund të krijojmë menunë që i përshtatet eventit tënd!

The post “Tokë e Det”, një harmoni e shijshme appeared first on d'Amir.

Si ta bësh eventin tënd një përvojë të veçantë?
Organizimi i një eventi është një udhëtim i mbushur me emocione dhe pritshmëri. Qoftë një koktej elegant për biznes, një gala plot shkëlqim apo një festë intime me njerëzit më të dashur, atmosfera ndërtohet nga detaje që flasin vetë. Mes muzikës, dekorit dhe dritave, është ushqimi ai që lë gjurmën më të fortë. Në “d’Amir Catering”, besojmë se çdo pjatë duhet të tregojë një histori, të zgjojë kujtime dhe të krijojë momente që mbeten gjatë. Pikërisht këtë filozofi mishëron edhe menuja jonë ekskluzive “Luxury Flavors”, e menduar për ata që kërkojnë elegancë dhe rafinim në çdo detaj të eventit të tyre.

Ky artikull të fton të zbulosh se çfarë e bën këtë menu kaq të veçantë, pse është zgjedhja e duhur dhe se si ekipi ynë kujdeset që çdo detaj të shndërrohet në një përvojë të paharrueshme.

“Luxury Flavors”

Menuja “Luxury Flavors” është krijuar për ata që duan të shkojnë përtej të zakonshmes dhe të sjellin në eventin e tyre një eksperiencë të vërtetë elegante. Çdo element i saj është menduar me kujdes, duke filluar nga përzgjedhja e përbërësve më cilësorë deri tek mënyra e prezantimit në tavolinë. Është një menu që flet me finesë, ku tradita ndërthuret me modernitetin dhe ku çdo pjatë bëhet pjesë e dekorit.

Ajo ofron një larmi të pasur shijesh, nga frutat e detit që sjellin freski e delikatesë, tek kombinimet kreative si salmon me avocado apo kroketa djathi me mjaltë. Nuk është thjesht ushqim, por një spektakël vizual dhe gustativ, që i bën të ftuarit të ndalen, të shijojnë dhe shpeshherë të komentojnë mbi atë që kanë përpara.

Me “Luxury Flavors”, çdo detaj është menduar për të lënë mbresa që nga mënyra se si serviren pjatat, tek balanca mes të kripurës dhe të ëmbëlës, e deri tek porcionet e menduara për të qenë të përshtatshme si për darka elegante, ashtu edhe për kokteje dinamike. Është një menu që i jep eventit një dimension tjetër, atë të sofistikimit të vërtetë.

Çfarë përfshin kjo menu?

Ja disa nga ushqimet më të shjshme që e bëjnë këtë menu kaq të veçantë:

Sallatë e ftohtë deti – një kombinim i freskisë së kallamarit, oktapodit dhe sepjes që sjell menjëherë një ndjesi verore dhe premium.

Brusketa me salmon & filadelfia – një klasik elegant, ku shija delikate e salmonit përzihet me kremozitetin e djathit.

Role peshku me perime – një pjatë e lehtë por e sofistikuar, perfekte për një ambient të rafinuar.

Karkalec krokant me fara susami – krokant nga jashtë, i butë nga brenda, një detaj që kthehet në bisedë mes të ftuarve.

Kroketa djathi me susam dhe mjaltë – një kombinim surprizues i shijes së kripur me ëmbëlsinë e mjaltit.

Kroketa gaforre – një tjetër element deti që shton dimension dhe luks.

Salmon me avocado & salcë rose – freski moderne që shkon shumë me një gotë verë të bardhë.

Mini burger special (acuge, salmon) – një element gourmet për ata që duan diçka ndryshe.

Spring rolls me karkalec thellësie – lehtësi dhe shije aziatike e përkthyer në version elegant.

Mini ekmek & fruta të stinës – mbyllja ideale me diçka të ëmbël, të freskët dhe të kujdesshme.

Kjo është vetëm një pjesë e menusë, por secila nga këto pjata është menduar për të krijuar balancë mes traditës dhe modernitetit.

1. Për darka

Kur organizon një darkë gala apo një mbrëmje korporative ku të ftuarit janë të ulur, çdo pjatë e servirur nga kjo menu shndërrohet në pjesë të dekorit. Shijet e detit, kombinimet me salmon apo karkaleca, krijojnë një atmosferë që të kujton kuzhinat e restoranteve me yje Michelin.

2. Për kokteje elegante

Nëse eventin e mendon si një koktej ku njerëzit do të socializohen lirshëm, atëherë “Luxury Flavors” është një zgjedhje perfekte për finger food të sofistikuara. Mini burgerët, spring rolls dhe brusketa bëhen ideale për një ambient të gjallë dhe interaktiv.

3. Për evente korporative

Shumë kompani zgjedhin të organizojnë evente për të festuar arritjet ose për të mirëpritur partnerët e rinj. Në këto raste, ushqimi është një mënyrë për të treguar seriozitet dhe respekt. “Luxury Flavors” me elementët e saj premium, e komunikon këtë mesazh në mënyrë të qartë.

Sugjerime nga ne për organizimin e ushqimit

Në eksperiencën tonë, kemi parë se një event luksoz bëhet edhe më i suksesshëm kur ushqimi kombinohet me elementë të tjerë:

Kombino ushqimin me pijet e duhura – një verë e bardhë e freskët për pjatat me salmon, një shampanjë për aperitivin, dhe një verë e kuqe e lehtë për kombinimet e mishit.

Dekori i tavolinës – përdorimi i luleve dhe elementëve minimalistë thekson bukurinë e pjatave.

Ndriçimi – drita e butë rrit elegancën e prezantimit të ushqimit.

Shërbimi profesional – një staf i trajnuar që shërben me buzëqeshje është po aq i rëndësishëm sa vetë menuja.

Eksperienca jonë me bizneset dhe eventet luksoze

Te “d’Amir Catering”, kemi pasur fatin të punojmë me dhjetëra biznese, organizata dhe çifte që kanë zgjedhur të na besojnë momentet e tyre më të rëndësishme.

Për evente korporative, kemi sjellë menunë “Luxury Flavors” në konferenca, festa vjetore dhe darka zyrtare, duke krijuar një atmosferë që reflekton seriozitetin dhe imazhin e brandit të tyre. Nga ana tjetër, për dasmat apo festat private, kemi parë sesi menuja është kthyer në pjesën më të komentuar të mbrëmjes – momenti ku të ftuarit ndalen, shijojnë dhe ndihen të befasuar.

Çdo herë, ne marrim feedback që na gëzon: njerëzit nuk flasin vetëm për shijen, por për kujdesin në prezantim, për shërbimin miqësor dhe mbi të gjitha për faktin që ne ua lehtësojmë punën organizatorëve duke u kujdesur për çdo detaj.

Pse të zgjedhësh d’Amir Catering për eventin tënd luksoz?

Nëse do një event që lë mbresa, atëherë duhet një partner që mendon si ti, në detaje. Ja disa arsye pse ne jemi zgjedhja e duhur:

Menutë tona janë të kuruara me përbërës të freskët dhe premium.

Kemi eksperiencë të gjatë me evente korporative, dasma dhe festa private.

Personalizojmë menutë sipas atmosferës dhe kërkesave të tua.

Stafi ynë është i trajnuar profesionalisht, por mbi të gjitha miqësor dhe i përkushtuar.

Kujdesemi për çdo detaj, që nga sugjerimet për ushqimin, dekorin, pijet, e deri te shërbimi gjatë eventit.

Ushqimi si pjesë e luksit të eventit tënd

Një event luksoz nuk matet vetëm nga sa e bukur është salla apo sa e shtrenjtë është muzika. Ai matet nga përvoja që i jep të ftuarve dhe ushqimi është pjesë e pandashme e kësaj përvoje. Me menunë “Luxury Flavors”, ne në “d’Amir Catering” të ofrojmë jo vetëm shije, por kujtime. Kujtime që mbeten, që komentohen dhe që i japin eventit tënd një identitet më vete.

Na kontakto sot për të zgjedhur menunë perfekte për eventin tënd dhe për ta kthyer në një përvojë të paharrueshme.

The post Si ta bësh eventin tënd një përvojë të veçantë? appeared first on d'Amir.

Pse eventi yt i ardhshëm ka nevojë për ushqim të mirë?
Kur planifikojmë një event si dasmë, ditëlindje, festë familjare apo edhe një mbledhje pune, zakonisht i kushtojmë vëmendje dekorit, muzikës dhe vendit. Ajo që shpesh i jep një eventi një kujtim të veçantë nuk është vetëm atmosfera, por ushqimi që shijohet.

A e di se çfarë është gjëja e parë që njerëzit përmendin pas mbarimit të një feste? Shumicën e rasteve është tavolina e bollshme dhe pjatat që kanë provuar. Shijet ndryshojnë nga personi në person, sepse dikujt mund t’i pëlqejë, dikujt tjetër jo. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme që menuja të mendohet paraprakisht me kujdes dhe ja pse jemi ne këtu ne, për t’u siguruar që çdo i ftuar të ndihet i kënaqur.

Arsyet pse ushqimi është një nga elementët më të rëndësishëm, e shtjellojmë në këtë blog.

1. Ushqimi bashkon njerëzit

Tryeza është vendi ku fillojnë bisedat më të mira. Kur të ftuarit ndajnë një vakt së bashku, atmosfera bëhet më e ngrohtë dhe lidhjet mes tyre forcohen. Një menu e shijshme krijon kujtime të bukura që mbeten gjatë.

2. përshtypje e mirË

Edhe pse dekorimi dhe programi janë të rëndësishëm, ajo që njerëzit mbajnë mend më gjatë është shija e ushqimit. Një event me një menu të kujdesshme kthehet në histori të bukur që rrëfehet me kënaqësi.

3. Pasqyron stilin e eventit

Ushqimi është shumë më tepër se thjesht një vakt. Ai mund të tregojë historinë, kulturën apo edhe stilin e organizatorit. Një darkë tradicionale sjell ngrohtësi e familjaritet, ndërsa një menu moderne tregon elegancë dhe origjinalitet.

4. i përshtatshëm për të gjithë

Çdo event ka të ftuar me shije dhe nevoja të ndryshme. Kur ofrohet një menu e menduar mirë, ku ka diçka për të gjithë nga vegjetarianët, tek ata me alergji apo preferenca të tjera, çdo i ftuar ndihet i vlerësuar.

5. Jep energji dhe gjallëri

Një event shpesh zgjat me orë të tëra dhe gjatë kësaj kohe energjia e të ftuarve luan një rol të madh në atmosferën e përgjithshme. Një vakt i shëndetshëm dhe i shijshëm nuk është vetëm ushqim, por edhe karburanti që i mban njerëzit aktivë, të buzëqeshur dhe të përfshirë në çdo aktivitet. Kur tryeza është e pasur dhe e menduar me kujdes, të ftuarit kanë më shumë gjallëri për të kërcyer, për të biseduar dhe për të krijuar kujtime të bukura deri në fund të eventit.

a do të zgjedhësh të kesh ushqim në eventin tënd të ardhshëm?

Një event i suksesshëm nuk përcaktohet vetëm nga sa bukur duket, por edhe nga sa mirë ndihen njerëzit që janë pjesë e saj. Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’i bërë të ftuarit të lumtur se sa përmes ushqimit të mirë.

Prandaj, herën tjetër që planifikon një festë, mbaj mend se ushqimi nuk është thjesht një detaj, por është mënyra më e mirë për t’u kujdesur që të gjithë të ftuarit të ndihen të lumtur.

Kliko këtu pëR të vizituar faqen e instagramit

The post Pse eventi yt i ardhshëm ka nevojë për ushqim të mirë? appeared first on d'Amir.

Si kujdesemi që çdo pjatë të mbërrijë e freskët dhe e sigurt?
Organizimi i një eventi është gjithmonë një përvojë emocionuese, plot ide, përgatitje dhe pritshmëri. Që nga dekorimet e deri te atmosfera, çdo detaj ka rëndësinë e vet. Por ka një element që shpesh bëhet qendra e vëmendjes. që është ushqimi. Ai nuk është thjesht pjesë e tryezës, por një mënyrë për të treguar kujdes, për të krijuar momente të bukura dhe për të lënë një shije të mirë, në kuptimin më të plotë të fjalës.

Ne e marrim këtë përgjegjësi shumë seriozisht. Prandaj, në këtë artikull duam të ndajmë me ty se si kujdesemi që çdo pjatë që shërbejmë të mbërrijë e freskët, e sigurt dhe plot shije, ashtu siç e meriton çdo klient.

Gjithçka nis me përbërësit e duhur

Freskia nuk është një rastësi. Ajo fillon që në përzgjedhjen e përbërësve. Ne punojmë me furnitorë të besuar, të cilët na ofrojnë produkte të freskëta, të kontrolluara dhe të certifikuara. Frutat, perimet, mishi dhe bulmeti, pra me pak fjalë, çdo përbërës kalon përmes një procesi të kujdesshëm për të siguruar cilësi të lartë.

Ne nuk zgjedhim, thjesht për të plotësuar një recetë, por për të krijuar një përvojë ndryshe dhe të veçantë!

Higjiena është kryesore

Në kuzhinën tonë, pastërtia nuk është thjesht një rregull, por një kulturë. Çdo anëtar i ekipit tonë është i trajnuar për të ndjekur standardet më të larta të sigurisë ushqimore. Përdorim pajisje të dezinfektuara, ndjekim protokolle të rrepta dhe monitorojmë çdo hap të përgatitjes.

Sepse kur bëhet fjalë për ushqimin që do të shërbejmë në evente, nuk ka vend për gabime!

Transporti? Me kujdes maksimal

Kur ushqimi del nga kuzhina, ngjan me një premtim mes palëve. Një premtim që do të mbërrijë në kohë, në formën e duhur dhe me të njëjtën freski si në momentin që u përgatit. Ne planifikojmë çdo dorëzim me përpikmëri, duke respektuar oraret e eventit dhe duke përdorur metoda të sigurta për ruajtjen e temperaturës dhe cilësisë. Nuk ka rëndësi nëse është një brunch i vogël apo një darkë gala. Çdo festë trajtohet me të njëjtën vlerë.

Koha është aleati ynë

Një pjatë bëhet më e shijshme kur dorëzohet në kohë. Ne e dimë që organizimi i një eventi ka shumë detaje që duhet të përputhen, prandaj jemi gjithmonë të saktë dhe të koordinuar. Freskia nuk vlen vetëm për përbërësit, gjithashtu dhe për respektin ndaj kohës tënde.

Dëgjojmë, kuptojmë, kujdesemi

Çdo klient ka histori të ndryshme, nevoja të ndryshme, pritshmëri të ndryshme. Ne nuk ofrojmë një zgjidhje universale. Ne krijojmë zgjidhje të personalizuara. Dëgjojmë me vëmendje, pyesim me kujdes dhe kujdesemi që çdo detaj të jetë në përputhje me atë që ti kërkon.

Sepse në fund të ditës, nuk është thjesht ushqimi që shërbejmë, por eksperienca që përjetojmë së bashku.

me ne, bëni zgjedhjen e duhur!

Kur zgjedh shërbimin tonë të catering-ut, nuk zgjedh thjesht një menu. Zgjedh një ekip që kujdeset për çdo pjatë, për çdo përbërës, për çdo dorëzim, si të ishte për një event personal. Ne besojmë se ushqimi është kujdes. Dhe ky kujdes fillon që në momentin që na kontakton.

Nëse po planifikon një event dhe dëshiron që të ftuarit të ndihen të vlerësuar, të shijojnë ushqim të freskët dhe të largohen me buzëqeshje, ne jemi këtu për ty. Na kontakto dhe le të krijojmë së bashku një përvojë që nuk harrohet.

The post Si kujdesemi që çdo pjatë të mbërrijë e freskët dhe e sigurt? appeared first on d'Amir.

Magjia e ditës kur zbulojmë sekretin më të bukur
GEnder reveal

Nëse je në fazën e planifikimit të një eventi të madh, e di shumë mirë se sa mix emocionesh sjell ky proces. Nga gëzimi dhe padurimi, deri te shqetësimi se mos harron diçka të rëndësishme. Për shumë prindër të ardhshëm, “Gender Reveal” është një nga ato momente unike që duhen kujdesur deri në detajet më të vogla, një ditë ku emocionet, surpriza dhe dashuria takohen në të njëjtin vend.

Pse ky moment është kaq i veçantë?

“Gender Reveal” nuk është thjesht një festë, por pika kulmore e muajve të pritjes dhe ëndrrave. Është momenti kur të gjithë ata që ju duan më shumë mblidhen për të ndarë me ju “një sekret të madh”. Të gjithë janë aty për të festuar ardhjen e një jete të re. Patjetër që ky çast kaq special nuk është diçka që do të dëshironit ta linit në dorë të rastësisë.

Si e sheh “D’Amir” këtë ditë?

Për “d’Amir”, çdo event është një histori. Çdo histori ka nevojë për një atmosferë të veçantë, shije që të kujtohen dhe detaje që të bëjnë të buzëqeshësh edhe pas shumë viteve. Nuk e shohim këtë thjesht si një punë. Për ne, është një moment shumë i veçantë që kërkon vëmendjen dhe dedikimin maksimal. Ne e dimë që nuk do të ketë një moment të dytë për ta krijuar si event, prandaj çdo përgatitje bëhet me kujdes.

Nga shumëllojshmëria e ëmbëlsirave që i japin tavolinës një pamje artistike, deri tek menutë e personalizuara sipas dëshirave tuaja, gjithçka bëhet me përkushtimin që meriton një moment kaq i rëndësishëm. Përveç ushqimit, mendojmë edhe për atmosferën, mënyrën se si prezantohet çdo pjatë, që çdo detaj të përputhet me temën dhe emocionin e ditës.

Momente që mbeten

Kemi qenë pjesë e shumë momenteve të tilla. Kemi parë gjyshër që përqafojnë njëri-tjetrin teksa mësojnë për herë të parë mbi gjininë e fëmijës në pritje, kemi dëgjuar të qeshura që mbushin gjithë ambientin dhe lot gëzimi, që bëjnë çdo përgatitje t’ia vlejë. Edhe pse kemi organizuar dhjetëra evente, çdo “Gender Reveal” mbart ndjesi unike çdo herë.

Catering i organizuar nga d’Amir

CILËSIA që kërkon në këtë ditë kaq të veçantë

Shumë organizatorë eventesh premtojnë shërbim të shkëlqyer. Ne, nga ana tjetër, e kuptojmë se çfarë ka vërtet rëndësi për ty në atë ditë. Është ndjesia që nuk duhet të shqetësohesh për asgjë, sepse ne jemi aty për të menduar për gjithçka. Siguria se gjithçka do të jetë gati në kohë dhe do të duket aq bukur sa e ke imagjinuar.

Përtej shërbimit

Në “d’Amir”, nuk ofrojmë vetëm ushqim, por përvoja. Përveç përgatitjes së eventeve të paharrueshme, kemi sjellë gjithashtu elemente befasuese dhe të personalizuara që e bëjnë çdo moment unik. Janë këto detaje që i japin eventit një identitet të vërtetë dhe e bëjnë të dallohet nga të tjerët.

Catering i organizuar nga “d’Amir“

pse duhet të zgjedhësh “d’amir” për “gender reveal”?

Në fund të ditës, një “Gender Reveal” i bukur nuk matet vetëm me fotot që mbeten. Matet me buzëqeshjet, përqafimet, emocionet e bukura dhe atë ndjenjën e ngrohtë që të mbetet gjatë. Nëse deshiron që festa jote të jetë e organizuar mirë, atëherë na lejo të jemi pjesë e historisë tënde.

The post Magjia e ditës kur zbulojmë sekretin më të bukur appeared first on d'Amir.

Pse të zgjedhësh “d’Amir Catering” për eventin tënd?
Momente që nuk përsëriten

Ka disa momente në jetë ku gjithçka duhet të jetë perfekte. Nuk ka mundësi të thuash: “Ah, herën tjetër do ta bëjmë më mirë.” Një ditëlindje, një “gender reveal”, një festë që mbledh të gjithë ata që do, janë çaste që duhen jetuar dhe shijuar, jo të kalohen me stres.

E kam kuptuar me kohë që në këto raste nuk bëhet fjalë vetëm për ushqim. Bëhet fjalë për krijimin e një përvoje të paharrueshme dhe prandaj do të jemi vendi ku përkujdesja, shija dhe detajet bashkohen në mënyrë perfekte.

Gender Reveal, catering i përgatitur nga d’Amir Catering

Jo thjesht catering

Kur mendon për eventin tënd, një dasmë apo një festë ditëlindjeje, ti nuk kërkon thjesht që të ketë ushqim në tryezë. Ti kërkon që çdo detaj të pasqyrojë historinë tënde, stilin tënd, dhe atë ndjesi të bukur që do të duash ta kujtosh gjithmonë.

Në “d’Amir Catering”, nuk të shohim si “një klient tjetër”. Ne dëgjojmë me kujdes vizionin tënd, çfarë të emocionon, dhe kuptojmë çfarë dëshiron që çdokush të kujtojnë nga ajo ditë. Që nga momenti i parë e deri kur largohet i ftuari i fundit, ne jemi aty për të ndërtuar çdo moment me kujdes.

Ne e kuptojmë rëndësinë e detajeve

Nga mënyra se si stafi ynë të dëgjon, te mënyra si propozojmë zgjidhje të personalizuara, ti ndjen që gjithçka po ndërtohet vetëm për ty. Ne nuk e shohim punën tonë si një listë të thjeshtë detyrash. Për ne, është një proces me një qëllim të vetëm: ta bëjmë eventin tënd më të bukur se sa e kishe imagjinuar.

Atmosfera bën diferencën

Ne besojmë se një event nuk është vetëm ajo që shijon në pjatë, por ajo që ndien gjatë gjithë kohës. Stafi ynë punon me qetësi dhe profesionalizëm, në mënyrë që ti të mos shqetësohesh për asgjë. Ti ke një “detyrë” të vetme: të shijosh momentin dhe të jetosh çdo sekondë të tij.

Nga momentet private tek festat madhështore

Në këto vite, kemi qenë pjesë e momenteve nga më të ndryshmet. Pavarësisht madhësisë së eventit, feedback-u ka qenë gjithmonë i njëjtë, buzëqeshje, falenderime dhe kujtime të paharrueshme. Për ne, këto momente janë treguesi më i mirë se kemi bërë gjithçka si duhet.

Pse të zgjedhësh “d’Amir”?

Sepse ne nuk shohim vetëm një event, por një histori që po shkruhet dhe ti je protagonisti. Çdo pjatë dhe çdo dekor është pjesë e rrëfimit të asaj dite, kjo është ajo që na bën të ndryshëm. Në fund të ditës, përveç ushqimit të gjithë do të kujtojnë ndjesinë që kanë patur gjatë eventit.

The post Pse të zgjedhësh “d’Amir Catering” për eventin tënd? appeared first on d'Amir.

Çfarë e bën “d’Amir Catering”të veçantë për çdo event?
d’Amir Catering, një përvojë e dedikuar për ty

Ka shumë mënyra për të festuar, por pak ofrojnë ndjesinë e të qenit i kuptuar. Me “d’Amir Catering”, nuk merr vetëm një menu të shijshme, por edhe një staf që ndan emocionin me ty dhe kujdeset për çdo detaj.

Vëmendja në çdo DETAJ

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një darkë private familjare, një “gender reveal” plot emocion, apo një ditëlindje që mezi e ke pritur gjithë vitin. Tek “d’Amir” çdo event trajtohet si unik. Nuk të sjellim thjesht një menu, por të japim një plan, sipas vizionit tënd dhe sigurinë se çdo detaj do të marrë formë ashtu si e ke imagjinuar.

Catering i përgatitur për një “Gender Reveal”, (Ishte vajzë btw)

Shije që mbeten

Ushqimi është i freskët, i përzgjedhur dhe i përgatitur me dashuri, por ajo që mbetet nuk është vetëm shija. Është mënyra si e sjellin, buzëqeshja kur ta servirin dhe kujdesi që gjithkush të ndihet pjesë e festës. Është ajo ndjesi e vogël lumturie kur sheh gjithçka gati dhe ti mund të marrësh frymë e të shijosh momentin.

Kujtime që zgjasin

Shumë njerëz na kanë besuar momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, dhe kjo nuk është rastësi. Kemi qenë pranë tyre në gëzime të mëdha, duke sjellë atmosferën që e bën çdo çast të ndihet i veçantë. Nga dekorimet e thjeshta e fine, te mënyra si çdo pjatë harmonizohet me eventin. Gjithçka është menduar që festa të mbetet një kujtim i paharrueshëm.

Event i zhvilluar në sheshin “Skënderbej” nga Ministria e Jashtme

Krijime unike për çdo rast

Përtej atmosferës së ngrohtë dhe shërbimit të kujdesshëm, ne sjellim një prekje origjinale që e bën çdo moment të veçantë. Elementet që krijojmë nuk janë thjesht dekorime, por shenja dalluese që pasqyrojnë personalitetin e eventit dhe e bëjnë përvojën të ndihet vërtet unike.

Përgatitur për eventin e organizuar nga Ministria e Jashtme,
bashkëpunim cateringu me d’Amir

Ekipi ynë, në zemër të eventit tuaj
“d’Amir” nuk vjen thjesht për të përgatitur ushqim. Ne vijmë për të qeshur bashkë me ju, për të ndarë emocionin e momentit, për të parë si shkëlqejnë sytë e të ftuarve kur hyjnë në sallë. Çdo bashkëpunim, çdo event, është një histori që e mbajmë me vete. Nuk ka lumturi më të madhe për ne sesa ta dimë që kemi qenë pjesë e një kujtimi që do të jetojënë zemrat tuaja.

Na kontaktoni për të organizuar festa që nuk do të harrohen lehtë!

The post Çfarë e bën “d’Amir Catering”të veçantë për çdo event? appeared first on d'Amir.

Trendet e eventeve në 2025
Është viti 2025 dhe eventet nuk janë më si më parë. Nëse mendon se një darkë formale me tri pjata është “kulmi” i finesës, mbase është koha të rimendosh idenë tënde. Sot, catering-u nuk është më vetëm shërbim ushqimi, por një përvojë e plotë, një histori që shijohet, fotografohet dhe kujtohet.

zËvendËsimi i darkave formale me “tavolina të hapura”

Në vend të shërbimeve tradicionale, 2025 sjell në qendër tavolinat e hapura me ushqime nga kultura të ndryshme. Një miks mes antipastave italiane, sushi-station japonez dhe mezze mesdhetare sjell shije nga kultura të ndryshme në një vend. E gjitha prezantohet në mënyrë elegante, duke nxitur socializimin mes të ftuarve dhe krijuar një përvojë më të këndshme. E thjeshtë për t’u menaxhuar, dhe mbi të gjitha e këndshme për pjesëmarrësit.

Luks dhe Elegancë

Njerëzit po kërkojnë më shumë cilësi dhe më pak show. Trendet më të fundit flasin për kavjar, guacka ostriche të hapura dhe biftekë të pjekur e prerë live, para të ftuarve. Ky është “luksi i qetë”, përjetim i rafinuar për shije të sofistikuara dhe shumë elegante.

Qëndrueshmëria është standard

Nëse nuk po mendon “green”, po mbetesh pas. Eventet e 2025-ës përqendrohen te menu të dizajnuara pa mbetje, produkte të riciklueshme dhe përbërës të marrë nga fermat vendase. Edhe estetika po përdor më pak plastikë dhe më shumë funksionalitet natyror.

Ushqimi që “SHET” Veten

Sot, kur çdo moment i një eventi mund të përfundojë në rrjetet sociale, ushqimi nuk mjafton të jetë vetëm i shijshëm. Ai duhet të prezantohet me kujdes, në mënyrë që të tërheq syrin dhe të ftojë të ftuarit ta shijojnë edhe në pamje. Prezantimi elegant kthehet në një pjesë të rëndësishme të përvojës që njerëzit do ta mbajnë mend.

Dhe kjo është vetëm maja…

Nëse do të jesh në pararojë këtë vit, nuk mjafton të ndjekësh trendet, por duhet t’i bësh pjesë të përvojës tënde.
Tavolina me shije ndërkombëtare, shfaqje ushqimore të paharrueshme, zero mbetje, dekor që frymëzon dhe përfshirje e të gjitha shqisave, kjo është festa në 2025.

Lexo më shumë blogje në damircatering.com dhe zbulo si mund të organizosh eventin që të gjithë do të flasin për të.

The post Trendet e eventeve në 2025 appeared first on d'Amir.

Ushqime të freskëta për sezonin e nxehtë të verës
Hidratimi nuk është vetëm ujë

Kur temperaturat rriten, lëkura mund të digjet, sepse dielli nuk të fal. Është e lehtë të mendosh se mjafton një gotë ujë për të kaluar ditën, por realiteti është ndryshe. Hidratimi gjatë verës është më shumë se një shishe që e mbush disa herë në ditë. Është mënyra si ushqehesh, zgjedhja që bën që në mëngjes. Pra, është ndihma që i jep trupit tënd për të përballuar nxehtësinë.

Nëse je lodhur nga ndjesia e thatësisë në gojë, mungesa e energjisë apo lëkura që duket sikur nuk merr frymë, je në vendin e duhur.

Hidratimi nuk është luks, por domosdoshmëri

Mund të harrosh çelësat, por nuk duhet të harrosh të hidratohesh, sepse çdo qelizë në trupin tënd funksionon me ujë. A e dije se vera i merr trupit tend më shumë ujë se çdo herë? Djersitja, ekspozimi në diell dhe ajri i thatë janë një “treshe fantastike” që nuk fal. Prandaj, nëse mendon se vetëm uji mjafton, është koha të ndryshosh qasje.

Pra, përveçse ujë, ke nevojë edhe për elektrolite, vitamina dhe ushqyes që vetëm natyra mund t’i japë. Për kë po flasim? Frutat dhe perimet.

Frutat mË tË mira pËr kËtË periudhË

1. Shalqiri, nuk është rastësi që është fruti i verës. Është 92% ujë dhe i mbushur me antioksidantë. I ftohtë dhe i prerë në kubikë, është më shumë se freski, është terapi.

2. Pjepri, i lehtë, i ëmbël dhe me përmbajtje të lartë kaliumi, të jep shumë energji.

3. Portokallet, qitrot, luleshtrydhet dhe boronicat? Jo vetëm që pastrojnë gojën nga thatësia, por forcojnë sistemin imunitar dhe balancojnë elektrolitet.

Kur konsumon fruta gjatë ditës, nuk po ha “snacks”, por po i jep trupit atë që i duhet për të qëndruar në ekuilibër.

Perimet e shijshme

1. Kastraveci, 96% ujë dhe lehtësisht i tretshëm. I shijshëm në çdo formë, nga sallatat tek lëngjet e ftohta.

2. Domatja, nuk është thjesht për t’i shtuar ngjyrë pjatës, por është e mbushur me vitamina, ujë dhe likopen.

3. Sallatat jeshile dhe spinaqi? Baza e çdo vakti që kërkon të jetë i lehtë, por me shumë vlera. Të freskojnë dhe të mbajnë në formë.

Nëse mendon që perimet janë të mërzitshme, ndoshta nuk i ke përgatitur siç duhet sepse në të vërtetë, janë më të adaptueshme sesa mendon.

Nuk ka nevojë për receta të ndërlikuara

Mjafton një blender, disa copa shalqiri, kastravec, pak limon dhe mente. Ke krijuar një lëng që jo vetëm shuan etjen, por të jep ndjesinë e qetësisë që kërkon.

Shtoji fruta kosit. Përzieji me tërshërë. Mbaje në frigorifer për një mëngjes që punon për ty, jo kundër teje.

Mbaje një tas me fruta të prera në frigorifer dhe thuaji jo justifikimeve. Sepse, po, ka kohë për t’u kujdesur për veten. Thjesht duhet të zgjedhësh ndryshe.

çfarë ju mbeti në mendje?

Frutat dhe perimet nuk janë thjesht “të shëndetshme”, por janë aleatët e tu në një stinë ku trupi kërkon më shumë hidratim. Ndaj, ndalo së kërkuari zgjidhje të shpejta.

Ne jemi këtu për të të treguar se kujdesi për veten nuk është luks, por një nevojë jetike për të jetuar shëndetshëm!

The post Ushqime të freskëta për sezonin e nxehtë të verës appeared first on d'Amir.